Shërbimet Tona

Tregtim i Materialeve Elektrike

Pika më e fortë e Sali Elektrik është shërbimi me profesionalizëm dhe orientimi ndaj klientëve. Me një staf të kualifikuar në terren dhe në zyrë, Departamenti i Shitjeve të kompanisë Sali Elektrik, ofron tregtim të materialeve elektrike në të gjithë Shqipërinë. Profesionalizmi dhe cilësia superiore na ka bërë shpërndarësin më të rëndësishëm në Shqipëri. Sali Elektrik ofron një gamë të gjerë produktesh, me performancën më të lartë dhe çmimet më konkuruese. Gjithashtu, me krenari mund të themi se tashmë jemi të identifikuar si partnerët më të preferuar për profesionistët e industrisë.

Projektim dhe Asemblim i Paneleve Elektrike

Sektori i projektimit dhe asemblimit të paneleve elektrike, është projektuar që t’i ofrojë klientëve tanë një portofol me një shumëllojshmëri panelesh. Sali Elektrik ofron panele elektrike sipas kërkesave të klientit, duke filluar nga panelet individuale deri tek instalimet teknike shumë komplekse, që përfshijnë gjithë gamën e shërbimeve të automatizimit dhe kontrollit. Sali Elektrik përmes një eksperience shumëvjeçare me profesionalizëm në sektorin e paneleve, është vendi juaj për të gjitha shërbimet nga preventivi, projektimi dhe asemblimi.

Konsulencë Ndriçimi

Sali Elektrik nëpërmjet “Lighting Department”, me një shërbim ekselent në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe furnitoret e saj, është pozicionuar si lider në industrinë e ndriçimit. Me një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë ndriçimin arkitektural, teknik, industrial, apo atë dekorativ të jashtëm, ne kemi ofruar mundësinë e krijimit të hapësirave të ndriçuara në mënyrë të përsosur sipas kërkesave dhe nevojave të klientëve. Stafi i specializuar është i përkushtuar në çdo fazë të realizimit të projektit që nga konsulenca dhe projektimi inxhinierik, deri tek mirëmbajtja e projektit, duke ofruar garanci dhe siguri për të gjithë klientët tanë. Për Sali Elektrik ndriçimi nuk është vetëm një produkt për të shitur, por pjesë e rëndësishme e jetës tonë të përditshme. Prandaj tek ne do të gjeni të gjitha trendet e reja, për t’ju përshtatur arkitektures dhe ambienteve tuaja, veçanërisht apartamentet e banimit, restorantet, hotelet, baret, qendrat e biznesit etj.

Newsletter

© 2024 Sali Elektrik. Web Development DUKU Agency