Historiku

Kompania Sali Elektrik u themelua në vitin 1996. Me një eksperiencë 28-vjeçare në sektorin e tregtisë, shpërndarjes së materialeve elektrike dhe të ndriçimit, Sali Elektrik është tashmë lider në treg, me prezencë të rëndësishme në gjithë territorin e Shqipërisë.

  • 1996 - Themelimi i kompanisë dhe me pikën e parë të shitjes në Vlorë.
  • 2007 - Hapet magazina qëndrore në Tiranë.
  • 2009 - Viti 2009: Inaugurohet magazina në Fier.
  • 2017 - Hapet filiali dhe Showroom ndriçimi në Durrës.
Misioni & Vizioni

Misioni ynë është të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë dhe të ofrojmë shërbime të veçanta për konsumatorët, duke çuar biznesin drejt inovacionit, teknologjisë së përparuar dhe cilësisë së lartë. Vizioni ynë është të jemi partneri juaj i besueshëm në zgjedhjet profesionale, duke ofruar kualitetin më të mirë për nevojat e klientëve.

Stafi Ynë

Stafi i kualifikuar, besueshmëria dhe cilësia e shërbimit, janë karakteristikat përfaqësuese të filozofisë së kompanisë, duke bërë të mundur arritjen e objektivit kryesor, shërbimin ndaj klientit. Ne jemi të përkushtuar ndaj punës në grup për të arritur rezultatet maksimale. Projekti juaj është një ndërmarrje e përbashkët, ndaj ne veprojmë si një organizatë e konsoliduar për të ndërtuar suksesin së bashku. Konsistentë me standardet tona të larta në shërbime dhe staf, ne prezantojmë idetë më të përshtatshme në çdo angazhim tonin. Kjo sepse qëllimi ynë është që klienti të shohë dhe të ndiejë përkushtimin maksimal të stafit tonë. Suksesi i deritanishëm e konfirmon këtë kulturë të kompanisë.

Ndaj Sali Elektrik identifikohet si partner i preferuar për profesionistët e industrive të ndryshme ku mund të përfshihen arkitektët, inxhinierët, instaluesit, ndërtuesit, fabrikat apo edhe shitësit me pakicë.

Degët

Qendra logjistike e Sali Elektrik ndodhet në Tiranë dhe bashkëpunon çdo ditë me filialet në Durrës, Fier dhe Vlorë.

Ky bashkëpunim mundëson trajtimin e ngarkesave në çdo vend të Shqipërisë, duke garantuar shërbimin dhe disponueshmërinë e produktit pranë klientit. Me katër magazina në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, si dhe një rrjet të gjerë përfaqësuesish në të gjithë vendin, ne jemi të organizuar për të ofruar shërbim të shpejtë, të saktë dhe të besueshëm në grumbullimin e mallrave.

97

Qualified Staff

27

Years of Experience

54

Retailers

30,000+

Products

Newsletter

© 2024 Sali Elektrik. Web Development DUKU Agency