Tela dhe Kabllo

Një mori e gjerë me tela dhe kabllo

Shkarko Katalogun

Tela dhe Kabllo sipas standardeve Europiane

Me një ekperiencë 20-vjeçare, Sali Elektrik është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të kabllove të fuqisë dhe ato të kontrollit. Për të transmetuar energjinë elektrike në çdo projekt ju duhen telat e duhur elektrik. Tek Sali Elektrik do të gjeni një shumëllojshmëri kabllosh dhe telash, të cilët përbëhen nga bakri i cilësisë së lartë dhe mbështjellja e tyre i bën ato rezistente ndaj kushteve të ndryshme atmosferike.

Cilësi dhe Garanci

Sali Elektrik ofron zgjidhjen më të mirë për tela dhe kabllo, me një gamë të gjerë për tension të ulët, të mesëm dhe të lartë, duke respektuar standardet Europiane. Gjithashtu, ofrojmë një gamë të pasur që përfshin telat e thjeshta, kabllot e vogla, e deri tek kabllot me 24 fije të seksioneve të ndryshme, apo kabllot për sistemet e telefonisë, transmetimin e të dhënave data, sistemet e alarmit-zjarrit, instalimet brenda dhe jashtë objekteve, etj.

Ne furnizojmë dhe garantojmë lidhjen dhe transmetimin e energjisë elektrike në infrastrukturat e ndryshme si spitale, shkolla, shtëpi, dhe shumë të tjera. Ne sigurojmë produkte cilësore, të certifikuara nga laboratorë të njohur në Itali dhe në Evropë. Garantojmë cilësinë dhe sigurinë e produkteve tona për të krijuar një ambient të besueshëm dhe të qëndrueshëm në të gjitha instalimet elektrike.

Gama e produkteve të telave dhe kabllove

Gama e produkteve të telave dhe kabllove

 

  • Tel fleksibël bakri me izolim PVC për instalime elektrike të brendshme të palëvizshme.

 

  • Kabëll fleksibël bakri për energji me izolim PVC për instalime elektrike të brendshme.

 

  • Kabëll fleksibël bakri me izolim në gomë G7 (ose i skermuar), veshje të jashtme në PVC, për instalime elektrike të brendshme dhe të jashtme, si dhe për instalim direkt nëntokë.

 

  • Kabëll fleksibël bakri me izolim në gomë G7 (ose G10), veshje të jashtme në material termoplastik të kualitetit M1, ngjyrë jeshile, HF me lëshim shumë të ulët të gazrave toksike. 

 

Përdoret për instalime elektrike me rrezikshmëri zjarri, ku është e thelbësore mbrojtja e njerëzve nga gazrat toksikë. Pra specifikisht, përdoret në ambiente si shkolla, spitale, hotele, kinema, teatro, supermarkete, zyra, dhe ambiente publike të tjera.

H07V-K Tel bakri për instalime elektrike të brendshme

H05V-K Tel bakri për instalime elektrike të brendshme

H05V-U Kabell për instalime elektrike të brendshme

H05V-R Kabell për instalime elektrike të brendshme

H07V-U Kabell për përdorim të përgjithshëm.

H05VV-F Kabell fleksibël me PVC të izoluar dhe të veshur.

H05V2V2-F Kabell energjie fleksibël të izoluar dhe të veshura me PVC

H07RN-F Kabell energjie fleksibël të izoluar me gomë + polikloropren

H01N2-D Kabell saldimi ekstra fleksibël me mbështjellës gome

H03VV-F- Kabell fleksibël me PVC të izoluar dhe të veshur

FG16OM16–0,6/1 kV Kabell No Smoke

FG16OM16–0,6/1 kV Kabell kontrolli dhe sinjali-No Smoke

FG16OR16–0,6/1 kV Kabell energjie të izoluara me gomë G16, me mbështjellës PVC

FG16OR16–0,6/1 kV Kabell kontrolli dhe sinjali

FS18OR18-300/500 V Afiam Kabell energjie S18 me izolim PVC

FS18OR18-300/500 V Kabell Lidhje dhe Kontrolli Afiam S18 me izolim PVC

FS17-450/750 V Kabell energjie me izolim PVC për instalim fiks.

FL-OIL 450/750 V Kabell fleksibël për energji të veshura me PVC.

Newsletter

© 2024 Sali Elektrik. Web Development DUKU Agency