PRODUKTE

Pika më e fortë e Sali Elektrik është shërbimi me profesionalizëm dhe orientimi ndaj klientëve. Me një staf të kualifikuar në terren dhe në zyrë, Departamenti i Shitjeve të kompanisë Sali Elektrik, ofron tregtim të materialeve elektrike në të gjithë Shqipërinë. Profesionalizmi dhe cilësia superiore na ka bërë shpërndarësin më të rëndësishëm në Shqipëri. Sali Elektrik ofron një gamë të gjerë produktesh, me performancën më të lartë dhe çmimet më konkuruese. Gjithashtu, me krenari mund të themi se tashmë jemi të identifikuar si partnerët më të preferuar për profesionistët e industrisë.

Sali Elektrik nëpërmjet “Lighting Department”, është pozicionuar si lider në industrinë e ndriçimit, në bashkëpunim me partnerët dhe furnitoret e saj. Me një gamë të gjerë produktesh, duke përfshirë ndriçimin arkitektural, teknik, industrial, apo atë dekorativ të jashtëm, ne ofrojmë mbulimin e përsosur me ndriçim të hapësirave të ndryshme, sipas kërkesave të klientëve. Stafi i specializuar është i përkushtuar në çdo fazë të realizimit të projektit që nga konsulenca dhe projektimi inxhinierik, deri tek mirëmbajtja e projektit, duke ofruar garanci dhe siguri për të gjithë klientët tanë. Për ne, ndriçimi është pjesë e rëndësishme e jetës tonë të përditshme. Prandaj tek ne do të gjeni të gjitha trendet e reja, për t’ju përshtatur arkitekturës dhe ambienteve tuaja, veçanërisht apartamentet e banimit, restorantet, hotelet, baret, qendrat e biznesit etj.

Sektori i projektimit dhe asemblimit të paneleve elektrike, është projektuar që t’i ofrojë klientëve tanë një portofol me një shumëllojshmëri panelesh. Sali Elektrik ofron panele elektrike sipas kërkesave të klientit, duke filluar nga panelet individuale deri tek instalimet teknike shumë komplekse, që përfshijnë gjithë gamën e shërbimeve të automatizimit dhe kontrollit. Sali Elektrik përmes një eksperience shumëvjeçare me profesionalizëm në sektorin e paneleve, është vendi juaj për të gjitha shërbimet nga preventivi, projektimi dhe asemblimi.

Kompania jonë

Kompania Sali Elektrik u themelua në vitin 1996, duke u krenuar me një eksperiencë 28-vjeçare në sektorin e tregtisë dhe shpërndarjes të materialeve elektrike si dhe ato të ndriçimit.
Sali Elektrik tashmë është lider në treg me prezencë të rëndësishme në gjithë territorin e Shqipërisë. 

Viti 1996: Themelimi i kompanisë me pikën e parë të shitjes në Vlorë.
Viti 2007: Hapet magazina qëndrore në Tiranë.
Viti 2009: Inaugurohet magazina në Fier.
Viti 2017: Hapet filiali dhe Showroom ndriçimi në Durrës.
Viti 2023: Hapet filiali dhe Showroom ndriçimi në Vlorë.

NDRIÇIM

PROJEKTET TONA

Qualified Staff
0
Years of Experience
0
Retailers
0
Products
Newsletter

© 2024 Sali Elektrik. Web Development DUKU Agency